KUKËS

Kryetari i Partisë Demokratike në degën Kukës, Arif Rexhmati në një intervistë për “News 24” shprehet se Spitali i Kukësit ka mbyllur shërbim për pacientët, ndërsa shton se mjekët dhe infermierët janë angazhuar drejtpërdrejtë si komisionerë në qendrat e votimit në qytetin verilindor.

Duke folur për mikrofonin e gazetarit të “News 24” Erion Shkambi, kreu i PD-së dega Kukës pohon gjithashtu se administrata është në terror të plotë dhe janë kërcënuar me vendin e punës.

“Është një braktisje totale ndaj Edi Ramës. Spitali i Kukësit nuk jep asnjë shërbim. Mjekët dhe infermierët janë në qendrat e votimit si komisionerë.  Kam dhjetëra mesazhe, që na vijnë nga qytetarë se kanë presione. Janë administrata e arsimit dhe shëndetësisë që detyrohen që të shkojnë në qendrën e votimit”-tha mes tjerash Rexhamati.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb