Nga selia e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi një tentativë te re siç tha ajo që po përdor kryebashkiaku Erjon Veliaj për të vjedhur zgjedhjet e qershorit.

Duke treguar një dokument, Vokshi tha se përmes këtij formulari Veliaj iu merr leje prindërve të fëmijëve në kopshte e çerdhe për publikimin e fotove të tyre, ku ndër të tjera iu kërkon atyre edhe numrin e kartës së identitetit. Kjo sipas Vokshit është një tentativë e pastër për të vjedhur një informacion që do i shërbejë atij në zgjedhjet e qershorit.

“Urdhri nuk i shërben sigurisë së fëmijëve për fotografimin por bëhet për llogari të fushatës. Urdhri i kryebashkiakut është i paligjshëm dhe ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme:,- tha Vokshi.

Ajo i kërkoi Prokurorisë të hetojë si dhe OSBE-së të marrë masa për këtë rast.

  • foto galeri

(Dokumenti i publikuar ng Vokshi)

DEKLARATE E ALBANA VOKSHIT, ANËTARE E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve është prioriteti numër një i Edi Ramës dhe pupacit të tij në Tiranë, Erion Veliaj.

Skema e manipulimit, edhe në Bashkinë e Tiranës, është e njëjta me atë që Partia Demokratike ka denoncuar më herët me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë – detyrimi i prindërve për t’i dorëzuar Bashkisë numrin e kartës së identitetit, që futet në të dhënat personale që mbrohen me ligj.

Në përfundim të mandatit të tij

Me nje bilanc të frikshëm korrupsioni;
Simbol i betonizimit dhe kullave klienteliste, ku pastrohen paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
Simbol i kryebashkiakut që fshehu vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj, për t’i shërbyer mafias së plehrave;
Simbol i kryebashkiakut që ka vënë nën kontroll pothuajse çdo media në vend
Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat.

Me urdhër të Erion Veliajt, ky formular u është shpërndarë prindërve që kanë femijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, për t’u marrë gjoja leje për publikimin e fotove të tyre. Një nga kërkesat e formularit, është dorëzimi i të dhënave personale, përfshirë numrin e kartës së identitetit.

Urdhri i Erion Veliajt është i paligjshëm. Ligji e ndalon Bashkinë e Tiranës apo çdo institucion tjetër, të marrë të dhënat personale të qytetarëve të saj. Numri i kartës së identitetit është një prej këtyre të dhënave dhe përbën një informacion kyç për zgjedhjet, përsa kohë, karta e identitetit është mjeti kryesor i votimit.

Urdhri i Erion Veliajt nuk i shërben as sigurisë së fëmijëve. Ai rrezikon ekspozimin e fëmijëve me fotografimin e tyre për llogari të fushatës elektorale të mashtruesit numër 1 të Tiranës.

Erion Veliaj nuk njeh asnjë limit, kërkon të përdorë edhe fëmijët e vegjël në çerdhe për interesa të tij përsonalë pushteti.

Partia Demonratike u bën thirrje prindërve të refuzojnë të japin të dhënat e tyre personale, sepse:

Urdhëri i Erjon Veliajt është i paligjshëm
Urdhëri ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve,
E mbi të gjitha urdhëri përbën kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre!

Abuzimi flagrant me detyrën i Erion Veliajt, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet e drejtësisë.

Prokuroria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të urdhërojnë nisjen e hetimeve për të ndaluar skemat e vjedhjes së votave dhe jetëve të qytetarëve!

Abuzimi me kartat e identitetit është një nga shqetësimet e ngritura nga OSBE në zgjedhjet e kaluara dhe pjesë e rekomandimit prioritar numur 3 në raportin final të OSBE/ODHIR.

Është brenda mandatit të OSBE-së të verifikojë dhe të denoncojë marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të numrit të kartave të identitetit nga prindërit e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte, për t’i përdorur ato në zgjedhje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb