Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën ndaj krimit dhe pushtetit kriminal, pas seancës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ai tregoi detaje mbi çështjen për të cilën ai është thirrur në Prokurori, teksa u shpreh se për Fatmir dhe Geron Xhafën është futur një dokument i ri, për të justifikuar vijimin e procesit.

”Keni dëgjuar ju që paguhej për një shef komisariati 600 mijë euro, për ta mbajtur, në vit?”, u shpreh Salianji.

A e dini se çfarë kanë bëre sot në Gjykatën e shkallës së parë?

Kanë futur një dokument për të justifikuar vijimin e procesit, sepse nuk mund të ishte as procesi i pambyllur hetimi për trafik droge.

Pse u bë gjithë kjo? E gjithë kjo u bë që të mos bëhej hetim i ri ndaj Geron dhe Fatmir Xhafës.

Po bëhen 7 vite nga momenti i denoncimit dhe Fatmir Xhafa për shkak të lidhjeve që ka me sistemin e drejtësisë dhe për shkak të lidhjeve që ka në sistemin e drejtësisë dhe për shkak të presionit politik që përdor Edi Rama, nuk ka hetim pasuror.

Çdo njeri që ka një familjar të dënuar për trafik droge i bëhet hetim pasuror nga fillimi deri në fund.

I keni parë se si bëjnë ata për drejtuesit e opozitës?

Po për Fatmir Xhafën pse nuk ka hetim? E thotë dot njeri?

Po nga ana tjetër, pse nuk ka hetim për trafik droge?

Sepse nëse do të kisht një hetim për trafik droge dhe nuk do e dërgonin në burg, do dilnin kontaktet me të.

Keni dëgjuar ju që paguhej për një shef komisariati 600 mijë euro, për ta mbajtur, në vit?”, tha Salianji në Syri Tv.

“Pra të gjitha këto nëse do ju behëshin, do dilte një kalbësirë sistemi sepse ende nuk e kishin kontrollin e plotë ndaj ish prokurorisë së krimeve të rënda”, shtoi më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb