Studentët e universiteteve publike në vend, jo rrallëherë detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme parash kundrejt notës. Abuzimet nga pedagogët vazhdojnë të jenë të pranishme, ku më famëkeqi rezulton Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku të rinjtë kanë paguar edhe 500 apo 700 euro për të marrë një provim. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Arbjona Çibukaj, studente te Departamenti i Gazetarisë, njëkohësisht edhe aktiviste e lëvizjes “Për “Universitetin” tregon se ka pasur raste ku studentët janë penalizuar për faktin se nuk kanë blerë libra (autorë të të cilëve janë pedagogët e lëndës), e madje nuk lejohen që t’i fotokopjojnë. Më tej, studentja shton se në tryezat e diskutimit janë denoncuar edhe raste të ngacmimeve seksuale në auditore.


 


Artikullin e plote mund ta lexoni ne GSH.al ne kete link: http://www.gsh.al/2018/04/18/pedagoget-zhvatin-studentet-700-euro-per-nje-provim/


Etiketa: