TIRANË- Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur sot nga studioja e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24 për gjithë situatën politike, aksionet e opozitës si dhe gjendjen në vend.

Përballë tij kanë qenë analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Basha foli për çështjen e Xhiseila Maloku, dhe tha se i gjithë shteti është vënë përballë një jetimeje. Ai deklaroi se nuk do të ketë negociata me Edi Ramën dhe se populli mund ta rrëzojë. Kreu i PD-së foli për platformat dhe alternativën e opozitës që nesër në pushtet të mos vijë një tjetër “Ramë.


Ylli Rakipi: Zoti Basha mirëmbrëma, faleminderit që jeni me mua?
Lulzim Basha: Mirëmbrëma dhe urime që u ribashkuat. Suksese!

Lulzim Basha: I vetmi që mund të hyjë në linjë telefonike është Rama. Ai që ka 24 orë që hesht, siç heshti për Zaganin. Në shoqërinë tonë por dhe shoqëri të tjera ka raste të tilla. Çfarë përbën një kambanë alarmi, është një vajzë jetime që merret, rrëmbehet, dhunohet, përdhunohet, digjet me cigare, i vihet pistoleta në kokë shkon të bëjë kallëzim dhe e kanë përcjellë. Nuk është i pari ai në korrik. Në korrik prapë e kanë përcjellë dhe në Fushë Krujë në vend që ti ofronin mbrojtje, ngrihet gjithë shteti për ta shpallur një vajzë që ka dëlirin e xhelozisë për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Gjithë shteti i bërë një sh në një akt të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur. Kjo është pjesa tronditëse. Përpara një jetimeje të dhunuar, pa asnjë mbrojtje, hidhen të gjithë, policë, prokurorë, kryetarë bashkie dhe media shtetërore e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal dhe për të sulmuar oficerin e policisë.

Analisti, Fatos Lubonja, problematikën më të madhe në këtë ngjarje e sheh te mosreagimit i shoqërisë civile.

Lubonja: Ajo që e bën shumë të rëndë për mendimin tim, është mosreagimi. Mbyllja e gojës, heshtje dhe manipulimi. Historia ka njohur shumë ngjarje të tilla, ku mafia, me historitë e tyre dhunojnë e përdhunojnë. Këtu tani është se ne jemi në një kohë tjetër, dhe gjeja më e rëndë është se kur këta të dalin njerëz të pushtetit.Shumë trafikantë e kanë nisur me prostituta, kanë ngritur motele dhe hotele në këtë vende. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me njerëz të pushtetit, sepse nuk kanë frikë. Këtyre iu duket vetja të paprekshëm, janë prokuroria, policia, por dhe gjykata. Ky është rreziku. Të jemi solidar me atë vajzë, por edhe rreziku që mund t’i kanoset kur të ndeshet me këtë njerëz. Shoqatat që marrin para për rolin e shoqërisë civile,  sot nuk flasin aspak për këtë ngjarje”, tha Lubonja.

LIVE

Andi Bushati: Kemi një përdhunim, një masakrim të një vajze dhe në anën tjetër djali i një deputeti i lirë. Në një vend ku detyrohet viktima të bëjë mbrojtësin e përdhunuesit, këtu çdo gjë ka marrë fund. Ne kemi folur shumë edhe për pushtetin e rilindjes. Si ka degraduar ky pushtet.
Një histori e ngjashme ndodhi sa mori Rama pushtetin. A mjafton opozita më vetëm me denoncime?

Lulzim Basha: Taulant Balla një bandit i zhytur në krim shkon atje për të dhunuar viktimën e përdhunimit. Ai është i zhytur deri në fyt. Ka bërë miliona me banda kriminale. Koka e këtij krimi është njeriu që bërtiti deri në Bruksel për Griseldën, që gjoja ajo ishte me barrë dhe u sulmua nga militantët e PD, ndërsa tani bën memecin.

30 vite kemi dështuar të plotësojmë kriteret minimale të një demokracie europiane. 30 vite që përballemi me korrupsionin. Sidoqoftë ka pasur një zigzage, që na ka sjellë deri para 5 vitesh. Më parë kishim një sistem politik që inkriminohej. Sot kemi të bëjmë me një sistem politik të inkriminuar.
Rama ka shkrirë në një interesat kriminale, ekonomike dhe politike, mediatike.

Cili është thelbi i këtij sistemi që ka ndërtuar Rama. Ka zhdukur konkurrencën, nuk ka garë. Nuk ka ekonomi të lirë të tregut. Ka zhdukur konkurrencën politike, ka kapur mediat.

Edi Rama do të fitojë zgjedhjet në Krujë. Shko në Krujë, një bashki e drobitur nga varfëria dhe krimi. Shkon dhe pyet kush është më i forti këtu? Rrahmani, hajde këtu, ti do marrësh Krujën, ti sill votat dhe do bësh çfarë të duash.

Shkon Rrahmani ditën e zgjedhjeve dhe është përfshirë në manipulime dhe kur merr pushtetin bën ç’të dojë. Djali i Rrahmanit vret e pret vjedh prona kërcënon qytetarët dhe çfarë ndodh e mbron shteti, parlamenti, policia, prokuroria dhe pasi plas skandali nga një polic i zakonshëm, çfarë ndodh, thërret median e vet. E çfarë thonë, kjo nuk është viktimë e përdhunimit, është e dashur xheloze. Është një media që ka marrë miliona euro koncesione nga Edi Rama.

Andi Bushati: Nuk duhet.  Kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje naive ose një shtrirje dore për një marrëveshje të dytë me Ramën. Ajo që ju thoni dekriminalizmi, qe një dështim. Ju fituat dekriminalizmin, Rama fitoi zgjedhjet. Bëri një truk dhe solli një tjetër lloj krimineli në parlament.

Prandaj çështja kryesore këtu do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën. Ju jeni tek iluzioni që duhet të pastroni Edi Ramën, Ka marrë fund kjo histori. Jeni në barrikadën, do e flakni tej apo doni lëmoshë nga Edi Rama, doni tavolinë me Ramën?

Lulzim Basha: Kjo që shtron Bushati na çon në marsh të pestë tek procesi. Ajo që flisnim është përmbajtja. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin nga institucionet? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Andi Bushati: Nuk je i besueshëm. Se këtu në këtë studio thatë që nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën.

Lulzim Basha: Më latë vetëm ju. Kam bërë betejën 180 ditë.

Ju duhet të ndani shumë gjëra, që ka rëndësi t’i kuptoni. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të vijë një tjetër Ramë që të bëjë dhe km dhe shoqërinë civile, atëherë nuk do ndryshojmë asgjë.

Ne si opozitë nuk jemi këtu vetëm për të larguar Ramën por të mos vijë një tjetër Ramë. Duam të ndryshojmë sistemin.

Andi Bushati: Është propagandë. Do hysh e do dalësh katastrofë në zgjedhje.

Lulzim Basha: Kam folur prej ditës së parë për kriminalizmin dhe drogën kur talleshin të gjithë. Fjalët tona dolën të vërteta pas 5 vitesh. Çfarë thua ti? Unë e dija që erdhi në pushtet me kriminelët, e dija çfarë do bënte me drogën. Çfarë të bëja t’ju thosha shqiptarëve ditën tjetër hajde revolucion.

Fatos Lubonja: Ai të shemb teatrin pa të pyetur ty, pa pyetur presidentin, pa pyetur asnjë njeri, me një letër nga Brukseli. S’keni arritur sukses.

Lulzim Basha: Ka shërbyer për të vetëdijësuar njerëzit e faktorin ndërkombëtar.

Bushati thotë që pushteti është i lidhur me krimin. Që unë dua të rrëzohet Rama që sonte, këtë mos e vër në dyshim. Por kryetari i PD nuk mund të bëjë thirrje ta rrëzojmë me dhunë Ramën se është anti-demokratike. Rrëzimin e një qeverie qoftë dhe me mënyrë anti-demokratike është populli. PD ka detyrë ta bindë popullin dhe të ofrojë alternativë. Unë po paraqes para shqiptarëve alternativën për të shkallmuar këtë sistem. Unë jam në orlin tim si kryetar i opozitës për të bindur ty dhe njerëzit se un ë kam një alternativë. Kjo alternativë nuk merret vetëm me personin e Edi Ramës por sistemin që ai ka ndërtuar.

Fatos Lubonja: Nëse flisni për dekriminalizimin dhe vettingun nuk janë alternativa.

Lulzim Basha: Alternativa janë, si realizohet është diçka tjetër. Hajde çohuni, ti i pari Fatos me Andin unë në krahun tuaj. Kur del popullit atje është ndryshim me forcën e sovranit.

Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeministrinë.

Pse, çfarë do ndodhë? Sepse do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucionet. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën.

Andi Bushati: Nuk iu kërkoi njeri të bëni revolucion, as të bëni heroin. Të bëni detyrën tuaj.

Ç’kuptim ka anëtarët e këshillit bashkiak të qëndrojnë në këshill. Ç’kuptim ka që deputetët e opozitës të rrinë në parlament. Ju jeni para zgjedhjes, do shërbeni si fasadë që këtu ka akoma pluralizëm, apo do tërhiqeni.

Lulzim Basha: Ma shpjego.

Andi Bushati: Tërheqje nga këshillat bashkiak, tërheqje nga parlamenti.

Ata thonë që me të njëjtët oligarkë që ndan paratë Rama i ndan dhe Luli.

Lulzim Basha: Asnjëherë, kurrë. S’kam qenë kurrë i ulur me kriminelë. Kam qenë nën presionin e tyre për 4 vjet si kryetar bashkia por nuk kam qenë me ta.

Bushati: braktisje e një sistemi që të mos bëni më fasadën.

Basha: E vetmja negociatë me Edi Ramën është largimi i tij.

Basha: Sot dhe nesër nuk do të kemi kriminelë në politikë. Kemi platformën.

Basha: Sot dhe nesër nuk do të kemi kriminelë në politikë. Kemi platformën.

Lubonja: Kjo s’funksion”, si do të rrezosh një rrëgjim që të dhunon.

Basha: Do ta rrëzojmë kur të dalësh edhe ti, mos të luajmë pula vezën apo anasjelltas. Ai bie për një javë po të jetë populli. Unë kam detyrë t’ju bind, sigurisht bashkë me mua. Unë do të jem aty së bashku me artisët, për të ndaluar një akt barabar për teatrin. Do jemi tek Teatri për ta mbrojtur me çdo mjet Do të jem unë i pari atje, bashkë me grupin parlamentarnë krah të artistëve, për tu përballur me të gjitha mjetet dhe për ta ndaluar një akt barbar të tillë. Po ta them unë pse. Sepse ja ku është shembulli, ata që kanë dalë atje. Po të jeni të sigurtë se bashkë me mua dhe grupin parlamentar do të jenë me mijëra anëtarë të Partisë Demokratike, por nuk do të jetë ceshtje partiake. Ne do të jemi në mbështetje ntë një ceshtjje kombëtare siç është Teatri Kombëtar. Të njëjtën gjë po them tani sepse teatri është simptomë, pasojë e sistemit. Pë r të ju bindur ju, nuk ka më retorikë. Ne kemi kaluar në veprime, ne kemi kaluar në vettingun politik, ne kemi kaluar në antimafia Teatri nuk është një çështje partiake, por një çështje kombëtare. Për t’ju bënin ne kemi lënë retorikën dhe kemi kaluar në veprim.Si shembet ky sistem. Duke shembur lidhjen e tyre me politikë, duke iu shembur pasurinë. Partitë funksionojnë si banda dhe si mos të funksionojë po fus kriteret një anëtar një votë.

Bushati: Ti ke zhdukur ata që kanë patur kundërshtime,  Jozofina Topalli për shembull, por  a lëmë këtë çështje.

Basha: Karrige të përjetshme në politikë nuk ka për të pasur. Çfarë do të bëjmë për mediat, do të ndërpresim kanali e pistë të parave. Ne do të funksionojmë duke fuqizuar platformën publike te media, privatja të funksionojë si e tillë.  Ju të jeni të bindur se kështu largojmë Ramën, por edhe ndërpresim financimet e dyshimta në media e kudo tjetër.

Basha: PD do vijë në pushtet me votë. Ja alternativa. Hajde ta rrëzojmë që nesër.

Bushati: I keni bërë pyetjen vetes se ndoshta njerëzit nuk vijnë prej jush.

Basha: Refuzimi i opozitës është investimi më i madh propagandistik i Ramës. Si i bën shenjat e barazimit, ti i bën shërbimin më të sofistikuar Edi Ramës.

Bushati: Ti do na mundësh dot ne dhe Edi Ramën, meqë ne jemi me Ramën.

Basha: Unë e kam bërë për 5 vjet. Doni ta rrëzoni brenda një jave, bëni një thirrje. Që të mos jemi veç militantë por të jetë i gjithë populli. Ti s’mund të pretendosh që unë të sillem si Che Guevara e ti të ngrohesh në zjarrin që digjet.

Bushati: Unë po punoj për Edi Ramën, hajde bëj debat me mua.

Bushati: Relativizimi çon ujë në mullirin e Bashës.

Lubonja: Që këtu je gabim. The që kur të dali populli ata do ta marrin Ramën e do t’i thonë ik. Ti pret të ta japin pushtetin.

Basha: Nuk thashë ashtu.

Lubonja: Ne nuk erdhëm në çadër ndoshta se nuk kishim besim. Ne nuk erdhëm por s’të thamë në bëj marrëveshje me Ramën. Nëse s’keni besimin se ky popull ju ndjek.

Basha: Nuk i vë fajin popullit. Detyra ime është bind popullin dhe ju. Unë e kam bërë detyrën si opozitë. Kam hedhur hapa konkretë. Përtej vetëdijësimit, unë po i jap zgjidhjen. Zgjidhja, alternativa që dua t’ju bind dhe po ju them dilni bashkë me popullin. Unë po bëj reformë brenda partisë.

Bushati: Çfarë bëre. Ato lista e, më keq se Edi Rama.

Basha: Me këtë që thua faktohesh se je shërbëtor i sofistikuar i Edi Ramës.

Bushati: Po më flet për proces.

Basha: Unë jam në detyrën time si kryetar i opozitës.

Bushati: Listat në zyrën tënde që si di njeri, aty mund të jetë dhe krimineli.

Basha: Nuk kam asnjë.

Rakipi: Nuk kini, këta janë të gjithë.

Basha: Fakti është që në grupit tim parlamentar nuk ka asnjë kriminel. Mos u merr me cic-mice.

Bushati: Si more listat janë cic-mice.

Basha: Ditën që u bë thashë hera e fundit që e bën kryetari.

Bushati: Hera e fundit tha dhe ai tjetri.

Basha: Për listat është e thjeshtë. Unë sot kam një statut. Ndërsa ti flet për listat e mia e nuk flet për kriminelët.

Bushati: Asnjëherë, unë jam me kriminelët. Kam ardhur si i Edi Ramës. Ti nuk më komplekson.

Basha: Unë kam ardhur me platforma për të ofruar zgjidhje.

Lubonja: Në thelbin e vetë është ky. Sa ndikon regjimi që i ka kapur, njërin këtu, tjetri aty. Nëse del populli në sheh, e rrëzon për një javë. Por, njerëzit nuk dalin.
Elektorati gri, i lodhur o apo si mund ta quajmë. Ajo që shof unë, një lëvizje politike. Kjo puna, që juve, jo ju të PD-ë, të LSI atje Mediu diku tjetër.

Basha: Idrizi ishte parti e tepsisë, tepsia është vetë Edi Rama. Këto parti, kanë qenë përgjithësisht klientelare

(m.k/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb