TIRANË

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se ditë më parë është arrestuar për kontrabandë kandidati i PS-së për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli. Ai shton më tej se ka qenë ndërhyrja e Taulant Ballës dhe kandidati i PS-së është liruar brenda 24 orëve.

Postimi i Berishës:

“Denoncohet fshehja e krimit nga policia! Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli! Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve. Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb