TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një biznesmeni dixhital i cili akuzon dy inspektorë të hidrokarbureve se kanë dashur ta zhvatin dhe më pas e kanë dhunuar e ofenduar.

Sipas denoncuesit, inspektorët kanë kërkuar 6 litra naftë për analiza, kur duhet të merrnin gjysmën. Pasi pronari i karburantit i ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe ofenduar.

STATUSI I BERISHËS
Narkoinspektorët e Edvinit dalin për grabitje!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e biznesmenit dixhital! sb
“Përshëndetje doktor Berisha. Unë që po të shkruaj jam Xhaferr Lami një qytetar nga periferia e Tiranës në zonën e Pezë-Helmesit dhe kam një biznes timin një pikë karburanti me emër Xh*** që shes gjithsej 100-150 litra naftë dhe jam taksapaguesi i rregullt ndaj shtetit doja të bëja një denoncim dje nga dreka më erdhën dy persona dhe mu paraqitën si inspektor të hidrokarbureve për kontroll më kërkuan dokumentacionet dhe ja tregova të gjitha dokumentet që kisha dhe më kërkuan nafte për analiza dhe më thanë që do të marrim 6 pagurë 1litroshe me naftë për analiza. Nuk jam në kundërshtim që mos të mos merrnin naftën për analiza dhe për analiza merren 3 pagure 1 litroshe që 1 nga këto pagure i lihet biznesi dhe dy i marrin për analiza dhe këto më kërkuan 6 pagure dhe më filluan duke më kërkuar 6 pagure nafte me zor dhe aty i kundërshtova duke i thënë që merren 3 pagure dhe jo 6 ato thanë që kërkohen 6 në atë moment i kërkova autorizimin që kishin ardhur me urdhër në biznesin tim në vend të më tregonin autorizimin me treguan kartonët që kishin si inspektor dhe i kërkova autorizimin që jepet për kontroll bizneseve dhe aty filluam të debatonin se nuk më tregon detabase-in që lëshohet nga ky institucion pastaj nga që unë ngulja këmbë për detabase-in ato më nxorën një fletë formati ku ishin shënuar kot emrat e bizneseve ku ndër ato ishte dhe emri i biznesit tim dhe e verifikova me certifikatën e regjistrimit të biznesit tim dhe nuk u përputhte me niptin tim dhe i thashë që nuk jam unë me këtë nr. nipti që keni ju në detabase-in tuaj. Dhe pastaj kur nuķ ja arritën qëllimit që të merrnin naftën filluan të më ofendonit dhe duke ushtruar dhunë ndaj meje duke më kapur fort nga krahu dhe duke më ofenduar.
Nga kundërshtimi që i bëra tek nipti ato më ofenduan duke më thënë ça m*tin do, a e ke emrin këtu dhe unë i thashë që emri është por nuk është me niptin tim. Pastaj ushtruan forcë duke më kapur nga bluza dhe nga krahu. Pastaj unë fillova t’i regjistroja me zë nga celulari në atë moment njeri nga këto ma mori celularin nga dora dhe nuk ma jepte celularin se e kuptuan që po i regjistroja dhe pastaj bën sikur dolën nga institucioni i tyre dhe kur i thashë që ju kam regjistruar me zë me kamerat dhe do t’ia çoj kryeministrit këtë video. Ato filluan të më kërkonin falje dhe duke më thënë që mos ja ço kryeministrit dhe ikën pastaj ju lutem bëjeni publike këtë shqetësimin tim që mos ta pësojnë dhe të tjerët kështu si mua. Po ju dërgoj dhe videon që është marrë nga një kamera amatore. Dhe ta shikoj ky kryeministër si sillen punonjësit e shtetit me bizneset. Ju faleminderit doktor Berisha. Paçit jetën e gjatë se vetëm tek ju gjejmë zgjidhje për denoncimet që po iu bëhet bizneseve. Tani po ju dërgoj dhe videon. Respekte doktor”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb