TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Sipas Berishës, kryetarja e Roskovecit po kryen abuzime pa kufi. Ndërkohë, qytetari dixhital thotë se Bufi po legalizon të gjitha ndërtimet pa leje në qendër të bashkisë.

MESAZHI TEK BERISHA
Narkokryetarja e Roskovecit ne abuzime nuk njeh kufi!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje i nderuar z.Sali Berisha ju drejtohem juve per atë qe po ndodh ne Roskovec. Kryehajdutia e bashkisë Majlinda Bufi tashme e famshëm jo vetëm ne zone por ne te gjithë jugun e Shqipërisë për vjedhjet dhe abuzimet qe po kryen me pushtetin qe i ka dhënë kallem paturja ka vendosur te spostoj qendrën e qytetit duke legalizuar te gjitha ndërtimet pa leje te miqve te saj qe kane zaptuar qendrën aktuale. Ajo ka vendosur me arragonze dhe prepotencë te zaptoj prona private te ligjshme ku te ndërtoj qendrën e re duke mos dhënë asnjë shpjegim pronareve ashpër shpërblimet as si do e ndërtoj kete qendër për atë hajdute mjafton vkm e kallem patures dhe nje video qe ka publikuar ne fcb e bashkis.ju lutem doktor beni dicka popullit i ka vajtir thika ne kock dhe sduron me kete brutalitet qe kallem paturja me hjenat e tij po ushtron mbi te.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb