TIRANE– Një rrëfim i pazakontë vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’, ku në qendër të saj është një histori që nisi si lidhje dashurie dhe përfundoi në mashtrim. Protagoniste e historisë së trishtë është bërë Lumturie Kodra, e cila ka rrëfyer live se si u njoh e më pas u mashtrua sipas saj nga shkrimtari Amedeo Baci.

Lumturia, e cila prej shumë vitesh jeton në Itali, tregoi se ishte njohur me shkrimtarin në rrjetin social “Facebook”, ndërsa më pas mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie. Mes të tjerash Kodra tha se Baci i kishte marrë asaj me anë të një mashtrimi 15 mijë euro, me pretendimin se do ia kthente, gjë që sipas saj ai se bëri kurrë, shkruan ‘BalkanWeb’. Po ashtu, deklarata e saj ‘bombë’ shkon edhe më tej, ndërsa shton se të njëjtën skemë mashtrimi shkrimtari e kishte përdorur dhe me femra të tjera, siç ishte dhe rasti i shoqes së saj, të cilët sipas pohimeve të Lumturies, i kishte marrë 50 mijë euro.

“Me Amedeon jam njohur në “Facebook”. Më zhvaste portofolin çdo muaj. Më thoshte që do ti jap paratë 10-fishi. Jo i thash, ‘më jep lekët që më ke veç, se s’jemi burrë e grua’. Unë shkruaja librat e mi, ai gjeti një redaktore tjetër, Edonën, që sot e përdor si grua edhe pse ka moshën e vajzës së tij. Përdori të njëjtin modalitet dhe me femra të tjera, na fuste në hotel…Ashtu siç ia bëri dhe me një shoqen time, që i mori 50 euro”, rrëfeu live Lumturie Kodra, autore e 4 librave të botuar në shqip, përcjell ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb