Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një tjetër denoncim të qytetarëve, që thonë se Rilindja i shpërblen me poste personat të cilët akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Në denoncim thuhet se ministrja Belinda Balluku ka shpërblyer ish-zv.drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Eduard Ahmetaj, i akuzuar për abuzim me rimbursimin e ilaçeve, duke e emëruar atë drejtor në këtë institucion.

STATUSI I PLOTE I BERISHES
Hajnia si merite absolute!
Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje doktor, Eduard Ahmetaj ishdrejtori i Fondit te kujdesit te detyrueshem shendetesor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaceve dhe sksndaleve ne kete institucion emerohet drejtor i pergjithshen nga ministrja Balluku, ne qoftese do te kishte shtët ligjor Eduardi duhet te ndiqet penalisht per demin ekonomik te verifikuar nga KLSH dhe pasojat shendetesore qe kane shkaktuar te pacientet, i korruptuar dhe me masa te lene nga KLSH, Eduard Ahmetaj emerohet Drejtor i pergjithshem ne ministrine e Ballukut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb