VLORË- Pas denoncimit në emisionin “Kaktus” në News24, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka pezulluar nga detyra Kryeinfermierin e Poliklinikës së Vlorës, Indrit Jaupaj.
Kryeinfermieri abuzonte me detyrën, shiste certifikata mjekësore, kundrejt parave. Sipas investigimit të “Kaktus”, Jaupaj e shiste një certifikatë mjekësore me 55 mijë lekë, ndërkohë që pacienti apo personi i interesuar nuk paraqitej fare para komisionit. Certifikatat mjekësore jepeshin për marrjen e patentës.


PROKURORIA KËRKON PAMJET E TRANSMETUARA NË “KAKTUS”


Pas pezullimit të kryeinfermierit në Poliklinikën e Vlorës, Prokuroria e Vlorës i ka kërkuar televizionit “News24”, pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Kaktus”, në datën 20/02/2015. Gjithashtu, Prokuroria kërkon edhe dokumentet origjinale, që nga pamjet filmike të transmetuara, rezulton se janë lëshuar nga punonjësit e Poliklinikës Qendrore në Vlorë.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: