Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ka pasur vrasës e trafikantë droge.

Ai përcjell mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se në këtë mbledhje ka qenë Martin Cubi, vrasës e trafikant, që tashmë ka “Rilindur” të bijën.

  • foto galeri

Postimi i Sali Berishës:

Vrases dhe trafikante ne mbledhjen e Keshillit narkomonist te Shkodres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha sot ne mbledhjen e keshillit bashkiak ne Shkoder ishte i pranishem ish kryekomunari vrases i partise socialiste. Martin Cubi qe e ka ndryshuar emrin ne Sokol ka vrare nje person ne vitin 2009 dhe ju e keni denoncuar per trafikant droge.Ai ka kandiduat te bijen per keshilltare. Moda e re e rilindasve eshte qe bijt e vrasesve dhe trafikanteve te marrin postet. Gjithashtu si ç’e keni denoncuar ju dhe te tjere Martin Cubi eshte trafikant dhe me Bardhok Planen kontrollon parcelat e Dukagjinit te cilat ruhen,korren nga ata nga ai dhe shperndahen po nga ata.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb