TIRANE- Mjekësia ligjore ka publikuar sot rezultatet e analizës së ADN-së për foshnjën e lindur disa ditë më parë në një nga maternitetet e Tiranës, për të cilën prindërit denoncuan se ishte ndërruar. Sipas rezultateve, foshnja është e dy prindërve, me iniciale M.Ç. dhe Sh.Ç..

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka deklaruar sot se foshnja e çiftit në fjalë ka lindur i pajetë dhe i ka quajtur të pabaza pretendimet e gruas dhe burrit të saj.

Rreth dy javë më parë, 20-vjeçarja M.Ç. denoncoi ndërrimin e foshnjes në maternitet. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në datën 16 nëntor, pasi 20- vjeçarja M.Ç. ka lindur foshnjën e saj, mjekët i kanë thënë se fëmija kishte lindur i vdekur.
Por, nëna e re nuk e ka pranuar këtë fakt dhe pas kësaj ajo ka akuzuar bluzat e bardha të maternitetit të Tiranës se i kanë ndërruar foshnjën. Ndërkohë, pas marrjes së këtij denoncimi, trupi i pajetë i bebes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar ADN-në.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb