TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një studenti që flet për një rast tentative përdhunimi në dyert e Universitetit të Shkodrës.

Denoncuesi thotë se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë. Gjithsesi sipas studentit polici nuk është arrestuar.

STATUSI I BERISHËS
Narkopërdhunuesi me uniformë arrestohet nga studentët!
Polici i forcave të ndërhyrjes së shpejtë vishet civil, tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin Juridik në Shkodër.
Studentet e arrestojnë dhe ndryjnë në banjë. Ju lumtë!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
Zoti Berisha tani sapo është arrestuar në fakultetin juridik në Shkodër një polic i veshur civil, i cili ka 2 ditë që ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar për ta përdhunuar. Përdhunuesi është efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Studentet vajza janë shokuar shumë por me ndërhyrjen e djemve përdhunuesi është mbajtur i mbyllur në banjë deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bërë asgjë. Ai ka qenë edhe dje ku ka ngacmuar dhe një pedagoge. Kjo është policia Edvin Kristaq Ramës.

Berisha Fb
Berisha Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb