Ish-deputeti demokrat, Luan Baçi, shkruan në “Facebook” se policia sapo ka arrestuar kreun e grupit të seksionit dhe anëtarin e kryesisë së PD në Fier, Pandeli Tole.

Sipas ish-deputetit, policia ka hyrë me forcë në shtëpinë e demokratit dhe e ka arrestuar, duke e çuar në komisariat pa dhënë asnjë shpjegim.

“Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet. Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier ish futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar duke e çuar ne komisariatin e policise.

Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje. Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierak ? Çfar te ka bere Pandeli Tole ? Ne do te jemi perballe teje te gjithe. Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole. RAMA IK, NE NUK NDALOJME”, shkruan Baçi.

Baciii
Baciii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb