Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vdekjen e një qytetari në Vlorë. Teksa ka publikuar mesazhin e qytetari dixhitial, Berisha shkruan se kjo ngjarje u fsheh nga policia pasi sipas tij, shkaktarët dhe përgjegjësit  e vërtetë janë bandat e Partisë Socialiste.

PSOTIMI I BERISHËS

“Fshihet nga narkopolicia krimi i shemtuar, rrahja me pasoje vdekjen e qytetarit ne Vlore!Miq, fshehja e krimeve tipar i narkopolicise se Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit! Miq, cdo dite qytetaret denoncojne narkopolicine per fshehje te krimeve.Shkaku kryesor i ketij qendrimi kriminal eshte sepse narkos me uniforme jane autore te tyre ose krimet jane kryer nga bandat e partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Doktor të përshëndes.

Një qytetarë me emrin Alfred Deliaj rreth 50 vjeç. Para 3 ditësh u gjënd në sheshin e flamurit i rrahur me fraktura në kokë.Sot ndëroj jetë. Familjarëve në fillim u tha që ishte aksident..,më pas nuk thanë më asgjë. Askush nuk e raportit nga mediat, apo komunikatë nga policia e shtetit. Terr informativ verifikojeni. Të uroj shëndet.”,  thuhet në mesazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: