TIRANË

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një video nga Universiteti Politeknik, ndërsa shprehet se policët kanë hyrë në ambientet e tij për presion dhe terror psikologjik.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook”, Berisha shprehet se ky akt është i ngjashëm me kontrollet dhe presionet që bënte sistemi komunist.

“Si ne diktatura, narkosit me uniforme perdhosin tempullin e Universitetit! Ata kane hyre per presion dhe terror psikologjik ne korpusin e Universitetit Politeknik. Turp! Sb’, shkruan Berisha.

Pas pushimeve dhe festave të fund-vitit, studentët janë rikthyer sërish sot në shesh duke kërkuar plotësimin e kërkesave.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb