Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë nxjerr sot fotot, ku duket qartë se qeset që përdoren për të mbuluar këpucët, përdoren si dyer për inkubatorët.

Fotot janë publikuar nga deputeti i PD, Bardh Spahia i cili edhe me herët ka denoncuar situatën në këtë maternitet.

“Në Maternitetin Koço Gliozheni, qeset që përdoren për të mbuluar këpucët përdoren si dyer për inkubatoret. Ky është investimi i fundit madhor i ministres së shëndetësisë së qeverisë Rama. (foto e bërë sot ndërsa ministrja ishte në mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit)” – shkruan Spahia përmes një statusi në facebook.

Po përmes një postimi, më herët deputeti Spahia shkruante Ministrja Manastirliu ndodhej në një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit e maternitetit “Koco Gliozheni”. “Është e qartë që edhe mbas skandaleve të njëpasnjëshme dhe gjendjes dramatike në institucionet që ajo drejton, shqetësimi i vetëm i ministres është të mbajë të fshehtë situatën.” –shkruante Spahia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb