TIRANE

Qese me ndihma nga për personat e prekur nga tërmeti, janë parë mëngjesin e sotëm të shkarkohen në derë të Ministrisë së Brendshme.

Video është publikuar në rrjetet socialie nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku shihen qese me ndihma, kryesisht ushqime, që shkarkohen nga një makinë me targa TR 1564 F në derën e pasme të ministrisë së brendshme.

Video është filmuar nga dikush që thotë se është avokate, dhe se e di shumë mirë që prova materiale nuk vjen në ministri por shkon në polici.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka sqaruar të vërtetën e një video të publikuar në media, ku shfaqen disa punonjës që shkarkojnë pako ushqimore të programuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntor.

Me një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Brendshme tregon se pakot ushqimore janë provat e sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase.

 Sqarim i SHÇBA

Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se: Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdher te Prokurorise, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Pergjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojne per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Sherbimin, per te shmangur dizinformimin e qellimshem te publikut. SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojne çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb