TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se kunata e tij ka mashtruar gjatë një aktiviteti në Elbasan në prezencën e kryeministrit Rama.

Njëra prej qytetareve të ftuara në panel me kryeministrin tregoi eksperiencën e saj në marrjen e certifikatës së pronësisë, por sipas denoncuesit që pretendon të jetë kunati i saj, ajo veçse ka mashtruar.

MESAZHI I PUBLIKUAR NGA BERISHA
Berishaa
Denoncohet manipulimi dhe mashtrimi i piktorit deshtak dhe deputetit te tij ne Elbasan!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr.Berisha.Uroj qe mesazhi im tju gjeje shendoshe e mire familjarisht.Dua te ju ve ne dijeni per konferencen qe beri Edvin Rama ku ne podium kishte gjoja 5 qytetare qe kishin marre Certifikaten e Pronesise pas shume vite sorrollatje.Nese jeni i interesuar ju lutem me shkruani,tju dergoj informacion qe e nxjerr bllof Edvin Ramen dhe deputeten socialiste te Elbadanit Evis Kushi.
Njera nga ata persona ne podium eshte kunata ime,qe genjeu publikisht,dhe kjo u mundesua nga Evis Kushi.Ju dergoj fakte te pakundershtueshme per kete.Flm”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: