TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital ku ky i fundit denoncon lirimin nga burgu të vëllait të ish-deputetit të PS-së Bukurosh Stafa. Sipas Berishës, lirimi i Edmond Stafës është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se Edmond Stafa ishte dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

MESAZHI I BERISHËS
Edvin Kristaq Rama liron nga burgu vellain e ish deputetit socialist, Mond Stafa!
Lexoni mesazhin e qytetari dixhital. sb
“Edhe ne Elbasan u lirua mond stafa vllai i ish deputetit Bukurosh Stafa qe ishte arrestuar per llogari te interpol romes sepse ka nje denim 10 vjecar per te kryer ne Itali per trafik drogelash te renda heroin dhe kokain. Kjo eshtë reforma ne drejtesi e edi rames doktor”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: