TIRANE

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se gjatë aktivitetit që zhvilloi Rama sot në Fier janë përdorur karriget e shkollave.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shprehet se kryeministri hap shkollat dhe u merr nxënësve karriget për takime partiake.

Sipas ish deputetit të PD, transportimi i karrigeve të shkollës 9-vjecare “Mark Dashi” është bërë nga punonjësit e bashkisë së Fierit.

Postimi i plotë:

SHKOLLAT NE SHERBIM TE KRYEMINISTRIT
Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma. E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet I duken si pjesë e tepsisë që I vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim I pastër me pushtetin e përdorim I burimeve shtetërore për fushatë, I ndëshkueshëm me ligj.
E si mund t’I besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve? #KryeministërAbuziv#RamaIk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb