JALE- Në një kohë që IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e 9 ndërtesave në Jalë, pasi sipas saj janë për leje dhe në tokë shtetërore, një familje ka denoncuar rastin tek ish kryeministri Sali Berisha. Familja Bala thotë se kanë pasur pronën pranë Shtëpisë se pushimit ushtarak në Jalë, por në vitin 2016 Ministria e Mbrojtjes e udhehequr nga Mimi Kodheli ka bërë mbivendosje në hipotekë duke marrë pronën e tyre.

Statusi i plotë i Berishës:

Ja si vodhi ndrikull Trafiku 45000 m2 ne Jale!

Lexoni mesazhin e pronarit dixhital! sb

Mirembrema i nderuari Zoti Sali Berisha!Ju urojme shendet te plote familjarisht!Na falni per shqetesimin ne kete ore te vone!Jemi familja Bala nga Jali,miqte tuaj.Na shqeteson nje problem shume serioz me skandalet qe ben kjo qeveri.Ne kemi pronen prane Shtepise se pushimit ushtarak ne Jal,ne 2016 Ministria e Mbrojtjes ka bere mbivendosje ne hipoteke,me 45 mije metra,duke na perfshite dhe pronen tone.Kerkojme dhe ndihmen tuaj,ne do vazhdojme dhe ligjerisht.Perzemersisht familja Bala!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: