Portali Lapsi.al ka denoncuar sot, skandalin e ndjekur me zgjedhjet e zhvilluara për shefat e klinikave në Qëndrën Spitalore Universitare. Sipas investigimit, përzgjedhja e tyre është kryekëput politike.

Gara për drejtuesin e shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme Digjestive, ajo ka nisur në fillim të dhjetorit, ndërsa rezultatet janë shpallur vetëm 5 ditë më parë. Fitues është emëruar mjeku Arben Gjata, i cili njëkohësisht është edhe Rektor i Fakultetit të Mjeksisë.

Lapsi

Sepse sikurse tregohet në dokumentin e publikuar nga Lapsi.al njerzit që përbëjnë komisionin janë vartësa të caktuar njëri nga Ministri i shëndetësisë, i dyti nga ministri i arsimit, i treti drejtori i spitalit i caktuar drejtëpërdrejt nga Rama dhe madje në këtë farsë ka votuar edhe një përfaqësues i rektoratit, pra vartësi i drejtëpërdrejtë i Arben Gjatës që ishte në garë.

Konkurenti tjetër, në garë Arben Beqiri, një kirurg i njohur edhe përtej rrethit të kolegëve, u propozua nga opozita për të luajtur rolin e Ministrit të Shëndetësisë për 3 muaj.

Investimi nxjerr në pah se me garën është shkelur së pari Ligji i konfliktit të interesave, kur një njeri delegon vartësin e tij për të votuar pro tij. Së dyti është shkelur ligji i një nënpunësi të shtetit që duhet të jetë 8 orë në zyrë. Po në cilën zyrë do të jetë Arben Gjata në zyrën e rektorit apo atë të Shefit të klinikës dhe kirurgut? Dhe së fundi i zgjedhuri i ri duhet të bëjë edhe një kontratë me komisionin që e zgjodhi. Pra me edhe me një nga vartësit e tij. Pra edhe me vetveten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb