Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se burgjet e Greqisë po kthehen në thertore për shqiptarët.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili thotë se një shqiptar i quajtur Gani Hila është masakruar në paraburgim në Greqi dhe autoritetet helene përpiqen ta publikojnë rastin sikur është vetëvrasje.

Berisha thotë se i bën thirrje qeverisë së re greke me në krye Mitocaqis që të mund të zbardhë këto krime ndaj shqiptarëve, ndërsa shton se qeveria e Tiranës nuk reagon ndaj të tilla makabriteteve që ndodhin në shtetin fqinj.

Postimi i Sali Berishës:

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!

Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z.Berisha sot ne oren 6 te mengjesit esht vrar nga policia e lefsines ne athine ne qelin e paraburgimit nje njeri i yni Gani Hila nga librazhdi dhe ambasada shiptar nuk na pergjigjet me mrojtje ligjore dhe ne duam qe ti behet autopsia nga organet shiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni kte rast

Ai esh arrestuar dje per nje konflikt me nje komshi dhe sot e ka vrar gardianet grek Dhe neve na thon qe esht varur vete por ka shenja je trup qe esht dhunuar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb