Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” denoncon një rast emërimi, sipas tij, të klanit mafioz kriminal Felaj.

Denoncuesi shprehet se KLP po emëron në Prokurorinë e Vlorës, Eranda Felajn, motra e Ermonela Felajt. Ai shton se skandali shtohet edhe më tepër, pasi burri i Eranda Felajt ka qenë i dënuar më parë për trafik droge në Itali.

Postimi i Sali Berishës:

Klani mafioz kriminal Felaj ne ngjitje te pandalshme!

Miq, pas emerimit prokuror te burrit te ndrikull Ermonela, te cilin per pazarin e nje dosje qe hetonte e shoqja e moren peng per dite te tera ortaket e tij ne krim, qytetari dixhital thote se motra e ndrikull Ermoneles, bashkeshorti i te ciles ka bere burg ne Itali per trafik droge po emerohet nga kunat KLP prokuror ne Vlore! Rrofte ndrikull Ermonela dhe kunat KLP!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor, ju uroj shendet. Jam nje prok ne prokurorine e Vlores. KLP po ben gati te vendose ne Prokurorine e Vlores motren e deputetes Ermonela Felaj, e cila quhet Eranda Felaj. Pervec se eshte motra e deputetes, ka dhe nje problem tjeter, sepse kjo prokuroria e ka patur bashkeshortin te denuar ne Itali per droge.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb