Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital.


Ky i fundit i shkruan Berishës se një punonjës policie, sipas tij me emrin Haki Onuzi ka qëlluar me pistoletë një qytetar pasi ai i kishte kërkuar që t’i kthente një sasi lekësh që i kishte marrë borxh. Ngjarja në fjalë, sipas dëshmisë, ndodhi 3 ditë më parë.


DENONCIMI TEK BERISHA
Narkobanditi me uniforme godet me pistolete qytetarin sepse i kerkon borxhin!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema doktor Berisha dua te denoncoj nje rast qe ka ndodhur ne qytetin e Kukesit ..para 3 ditesh punonjesi I policise se shtetit Haki Onuzi godet me pistoleten e sherbimit qytetarin pasi qytetari ne fjale I ka kerkuar leket qe ia kishte dhene borgj ..ja pra ky eshte shteti qe perfaqeson dhe godet popullin shqiptar ju lutem publikoje Anonim
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: