Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një denoncim të fortë që lidhet me një nga pallatet që u shemb në Durrës nga tërmeti, ku pati disa të vdekur. Në adresë të Berishës, një polic dixhital denoncon me emra sipas tij dy përgjegjës për vdekjen e personave që jetonin në pallatin 6-katësh në qytetin bregdetar.

Sipas policit, përgjegjës për shembjen e pallatit është pronari i lokalit që ishte në katin e parë të ndërtesës, Artur Tereziu dhe miku i tij, Shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro. Po ashtu polici shkruan se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prishën kolonat dhe trarët mbajtës të këtij pallati për të zgjeruar lokalin.

Ndërkohë, burime për “BalkanWeb” bënë me dije se shefi i komisariatit të Durrësit, Sajmir Duro, është emëruar në këtë detyrë më 9 maj të vitit 2017, ndërsa ndërtimi është bërë në 2014-ën.

DENONCIMI TEK BERISHA
Akuzon autoret e vrasjeve nga pallati 6 katesh tek dy gjelat Durres!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
Mirmbrema Une jam punonjes i policise durres per me shume se 20 vite.Vrasjet qe kane ndodhur ne pallatin 6 katesh ne Durres tek dy gjelat Mbajne 2 emra. Ato jane pronari i lokalit barons Artur Tereziu dhe miku i ngushte i tije Shefi i komisariatit Durres Sajmir Duro.Te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin prishen kollanat dhe traret mbajtes te ketij pallati per te zgjeruar lokalin e tyre.Te mos na flasin per veting policie per ne polict e thjeshte kur shefi jone rrin cdo dite me te akuzuarin me trafik droge dhe per vrasje Artur tereziu. Ky i fundit eshte sponsori kryesor i familjes Duro. Prokuroria sherbimi informativ te verifikoje telefonatat drekat dhe takimet e tyre te perditshme.Sajmir Duro eshte vrases sepse shfrytezoi postin per te shembur nen rrenoja dy nena, duke nderhyre si permetar i Vangjush Dakos per te mare nje Autorizim pacavure nga Vangjushi per te vrare njerez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb