TIRANE- Kur vendi ynë është ende në bisedime për arritjen e një marrëveshje me Greqinë, për disa çështje që me kohën kanë mbetur të pazgjidhura, siç është dhe ajo që lidhet me çamët, vjen një denoncim i fortë.

Një qytetar ka shkruajtur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘Facebook’ se fshati Pandalejmon me popullsi çame, pjesë e bashkisë së Finiqit, po pajiset me dokumente greke në menyrë të shpejtë dhe të fshehtë. Ndërkohë, Berisha pohon se Greqia është e angazhuar për greqizimin e çameve në Shqipëri.

DENONCIMI TEK BERISHA
Greqia e angazhuar ne greqizimin e çameve ne Shqiperi!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema Doktor jam R. P nga Saranda po ju tregoj shqetesimin tim une jam Cam dhe jam shum i shqetesuare ne Bashkin e finiqit me ndarjen e re Fshati Pandalejmon ndodhet afer Livadhjase ketë fshat e kanë futur ne listen e marjes te shtetesis Greke dhe ki fshate me popullsi came po paisen ne menir me te shpejte me dokumenta Greke dhe ku shtet i koruptuare po ben sehir me vjen shum keq per ket fshate came flm Doktor Berisha”

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: