TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që tregon eksperiencën e tij në QSUT në Urgjencë.

Ai shkruan se urgjenca nuk ka medikamente dhe kjo gjë i ka ndodhur me xhaxhain dhe personeli i ka kërkuar t’i blejnë vetë ilaçet për të. Sipas denoncuesit ai merr 12 medikamente në ditë, ndërkohë që vajza e të sëmurit i ka sjellë vetë ilaçet.

STATUSI I BERISHËS
Urgjenca e narkoshtetit në Tiranë pa ilaçe për të sëmurët rëndë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mirëmbrëma z. Berisha!
Ju keni thënë që kjo është Scandal Based Government. Me gjithë respektin dhe besimin që ju jeni politikani më i mirë i këtij vendi, në fillim më dukej pak e nxituar kjo shprehje por koha e tregoi që kishit tmerrësisht të drejtë!

Kjo është një qeveri që shpik skandale për të mbuluar skandale.
Po shkatërron Teatrin Kombëtar me ligj antikushtetues për të mbuluar skandalet “Xhafaj” dhe shitjen e detit te grekët.

Kjo është një qeveri që ka rrënuar gjithçka në këtë vend! Dua të denoncoj një tjetër fakt të tmerrshëm.

Urgjenca e QSUT nuk ka medikamente për të sëmurët. As edhe një medikament nuk i kanë dhënë xhaxhait. Nuk ka medikamente thonë personeli mjekësor, duhet t’i blini vetë!

Xhaxhai im me histori koronaro grafi (3 vjet me parë) është transportuar me urgjencë në QSUT dhe ndodhet i shtruar në “Zona e Kuqe” në urgjencë.

Aktualisht ai merr 12 medikamente në ditë 5 prej tyre duhet t’i marrë në oraret e darkës 1 në shtat dhe 4 në tetë pas buke, pa të cilat ai do të kishte vështirësi serioze për jetën ose do të pësonte vdekjen e menjëhershme.

Kujtoj që vetëm RANEXA kushton 7500L dhe për një të sëmurë kronik pensionist ky medikament është pa rimbursim. Gati gjysma e pensionit apo më tepër xhaxhait i shkon vetëm për ilaçet.

Për fat vajza e xhaxhait i kishte marrë medikamentet me vete dhe sot ai mund ta kaloj natën pak më i qetë.

Por po nëse nga urgjenca do ishin harruar medikamentet, do të vdiste xhaxhai sot??!
Po pacientët e tjerë çfarë do të bëjnë?
Shëndetësia falas, por ilaçet shko e bliji të farmacia përjashta?!
Këta janë përveçse hajdut janë edhe kriminelët të pashpirt!
Faleminderit”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb