TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një denoncim të pazakontë, ndërsa bëhet fjalë për një skandal që ka ndodhur në një shkollë në Fushë-Krujë.


Sipas qytetarit dixhital, nxënësit e shkollës “Adem Gjeli” në Fushë Krujë disponojnë një video perverse të mësuesit të lëndës së matematikës. Ndërkohë, qytetari shkruan se në dijeni të këtij skandali është dhe drejtoresha e shkollës, Nikolina Karaj.


POSTIMI I BERISHES
Nje video skandaloze qarkullon ne telefonat e nxënësve ne Shkollen “Adem Gjeli” ne Fushe Kruje.
Narkodrejtoresha ben presion te mbylle skandalin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Per arsye etike nuk po publkoj videon ne FB. sb
“Pershendetje d.Berisha. Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit janë perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shumë ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle. Te dergoj videon por dua anonimat te plote. Me shume respekt personit me te besuar Dr.Sali Berisha”
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb