KORÇË-Bashkia e qytetit të Korçës ka bërë sot një tjetër kërkesë për urdhër mbrojtje ndaj 10-vjeçares që akuzon nënën për ushtrim dhune. Kërkesa u bë nga Njësia për mbrojtjen e Fëmijëve në këtë Bashki.

 
Një ditë më parë Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën për urdhër mbrojtje të bërë nga një shoqatë për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas Gjykatës në raport mungonin provat e nevojshme.
 
Gjyqtarja Voskopi deklaroi se nuk ka pasur ushtrim dhune ndaj të miturës. Sipas gjyqtares prerja e flokëve të vajzës nuk përbën dhunë. Kërkesa për urdhër­mbrojtje për të miturën u bë nga një qendër komunitare. Një nga punonjëset e qendrës tregoi për News24 se vajza i kishte deklaruar edhe se ishte dhunuar seksualisht. 10­vjeçarja u ankua në polici se dhunohej nga e ëma dhe nuk lejohej të shkonte në shkollë. Sipas dëshmisë së 10­vjeçares e ëma e detyronte të lypte në rrugë.

 

VENDIMI I GJYKATËS

Sipas Gjykatës së Korçës në rastin e 10­vjeçares mungonte raporti i psikologes dhe shërbimit social. Gjykata sqaron se policia nuk është regjistruar si paditëse por ka regjistruar si të tillë vajzën e mitur.

 

10­-VJEÇARJA NE POLICI: MAMAJA MË QETHI FLOKËT ME DHUNË, MË DETYRON TË LYP

E mitura ka rrëfyer për News24 se mamaja i ka qethur flokët me dhunë dhe e detyron të lypë bashkë me vëllezërit dhe motrat. “Mamaja nuk na lë të shkojmë në shkollë.”­ shprehet e mitura. 10­vjeçarja u çua për të bërë denoncimin nga një qendër komunitare.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: