TIRANE-Taulant Muka është zv.ministri i ri i Arsimit dhe Sportit, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ervin Demon që dha dorëheqjen pak kohë më parë.

Demo u akuzua nga studiuesi Taulant Muka për plagjiaturë, por pak javë pa dorëheqjes së tij i ka marrë postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.

Taulant Muka denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Ndërkohë Demo teksa theksoi se ishte vënë në shënjestër nga politika e baltës, u shpreh pas dorëheqjes se: “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

Sss
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb