Taulant Muko, një shkencëtar i panjohur për shqiptarët deri më sot, së fundi ka marrë vëmendje publike pasi ka denoncuar plagjaturën nga zëvendësministri i arsimit Ervin Demo.

Me titullin ‘Universiteti dhe Transferimi i Teknologjisë’, puna e paraqitur nga zëvendësministri në revistat ndërkombëtare shkencore është 100% kopje thotë Taulanti,  i cili vetë ka studiuar në Harvard, Kembrixh dhe së fundmi është në krye të një ekipi kërkimor në një qendër në Zvicër ku është dhe pedagog.

  • foto galeri
  • foto galeri

“ Nuk është e vështirë të gjesh intervistat e Taulantit për kërkimet shkencore  në gazetat prestigjioze Neë York Times apo CNN.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Taulant Muko shprehet se vendi dhe të rinjtë studentë kanë nevoje të udhëhiqen nag njerez me integritet dhe vlera akademike që arsimin e kane pasion. Nje kerkim i thjeshte ne Google mund të zbulojë më shumë për pedagoget që janpin leksione në universitete

“Ata që na prezantohen si profesorë mund të mos ta meritojnë atë pozicion prandaj vuan rinia që nuk gjen vend në treg. Studentët shqiptarë mund të kontrollojnë kopjo një pjesë të paragrafit dhe kontrollo cdo student ka të drejtë të kontrollojë pedagoget e tyre” -thote shkencetari shqiptar.

News24 u interesua tek ministria e arsimit për një reagim nga i akuzuari Ervin Demo, por nga ky institucion nuk ka asnjë përgjigje per rastin e denoncuar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb