Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një postimi në facebook, terrorin policor që sipas tij po bëhet ndaj nxënësve të shkollës në Topojan.

Ndërsa publikon mesazhin e ‘nxënësit dixhital’ Berisha shkruan se një terror i turpshëm policesk po kryhet ndaj nxënësve të shkollës Topojan për shkak të publikimit tre ditë më parë të një statusi për denoncimit e përdorimit masiv të hashashit në shkollë.

“Lexoni mesazhin e nxenesit dixhital. Mrb z.berisha lidhur me ngjarjen e shkolles topojan ne kukes me publikim e droges qe drejtori I shkolles ka lejuar. Diten e prente drejtori I shkollles ka urdhuruar mbledhjen e telefonave te nxensve nga klasa e 8_te deri ne klasen te 12. Dhe ka derguat telefonat ne policin e komisariatit kuksit. Dhe informacioni I vertet dhe I sigurte qe kam. Ato nxense qe nuk kan pranuar te derzojn telefonat drejtori ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj nxensve. Dhe me djenin time telefonat mblidhe me urdhe nga prokororia e jo si te doj drejtori I shkolles duke shkelur ligjin ne shum aspekte. Rrespekte z.Berisha Anonim”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb