TIRANE

Katër ditë pas trajtimit të historisë së saj në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ të Evis Ahmetit në News24, 58-vjeçarja nga fshati Plug  i Lushnjës ka ardhur sërish në emision, pasi kërkon drejtësi për largimin e saj nga puna si sanitare në mënyrë të padrejtë në ish komunën Golem e cila sot është Njësia Administrative Golem, Lushnje.

Në fillim të emisionit, Vitore Kiptiu u shpreh e përlotur se që nga momenti që është hequr nga puna nuk ka ngrënë dhe pirë dhe shëndeti i saj është përkeqësuar. Ajo kërkoi rikthimin në punë teksa nuk mundi të përballojë situatën dhe vendosi që të ndjekë historinë e saj jashtë studiove të emisionit.

“Nuk kam ngrënë dhe nuk kam pirë. Jam shumë keq. I thashë dhe nuses jam e vdekur dhe nuk do e shtyj shumë. Nuk e përballoj dot…”- tha 58-vjeçarja e përlotur dhe më pas u nxorr nga studio me ndihmën e stafit të emisionit, raporton BalkanWeb.

Gjendja e saj psikologjike është rënduar më tej dhe stafi i emisionit ka telefonuar ambulancën e cila mbërriti në News24 dhe mori gruan për ta transportuar në spital.

Historia:

Katër ditë më parë Vitore Kiptiu rrëfeu në studion e emisionit me “Zemër të Hapur “ përball autores Ahmeti situatën e vështirë në të cilën po kalonte. Pas 40 vjetesh punë Kiptiu është hedhur në rrugë. 58-vjeçaria rrëfeu se ka punuar si sanitare në ish komunën Golem e cila sot është Njësia Administrative Golem, Lushnje. Zonja është larguar nga puna në 28 Janar pa asnjë motiv dhe pa asnjë shkresë zyrtare që do të sqaronte edhe motivet se pse është ndërmarrë ky veprim. Nisur nga ky fakt sipas saj largimi kishte  ardhur pa asnjë arsye. 58-vjeçaria tha se titullarët kanë gjetur një preteks ku i kanë akuzuar të birin për vjedhje të një dritareje të Njësisë Administrative, dhe se ky i fundit  është në burg.

Ndërkohë  djali i zonjës pasi është hetuar nga Policia e Lushnjës  lidhur me këtë ngjarje  rezulton sot në gjendje të lirë. Në një lidhje telefonike i biri shpjegoi edhe situatën duke deklaruar se pas hetimit ai është lënë në gjendje të lirë.  Në një lidhje telefonike me drejtorin e shërbimeve në Bashkinë e Lushnjës u vërtetua edhe fakti se zonja në fjalë është hequr nga puna gojarisht. Drejtori ja ka komunikuar zonjës lajmin pa asnjë shkresë zyrtare. Ky i fundit në shkelje totale me kodin e punës tha se do të fliste edhe zyrtarisht me shkresa. Menjëherë pas daljes në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” eperori i saj i ka dhënë një shkresë ku thuhet se zonja nuk është hequr nga puna por është pezulluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb