Nga SONILA MUSAJ*

Për të ushtruar detyrën e stomatologut është e detyrueshme që të pajisesh me një liçensë për ushtrimin individual të profesionit stomatolog. Kjo liçensë merret nga Urdhri i Mjekut dhe pa një të tillë nuk mund të prekësh asnjë pacient me dorë. Por jo të gjithë dentistet e kanë atë.

Gazetarja jonë, gjatë një investigimi të bërë një ditë, zbuloi dy dentistë pa liçensë dhe vazhdonin aktivitetin; madje, njërit tyre i kishte mbaruar afati që në vitin 2013 dhe nuk kishte shkuar për ta rinovuar sërish.

Gjatë një interviste, Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, deklaroi se çdo dentist, pas 5 vjetësh, duhet të rinovojë liçensën, në të kundërt nuk duhet të ushtrojë aktivitetin. Autoriteti që ka përgjegjësinë për kontrollin e këtyre dentistëve është Inspektoriati Shëndetësor Stomatolog.

“Kaktus” tentoi të lidhej në telefon me këtë të fundit, por e lanë në pritje duke i vënë një muzikë dhe kur vendosën t’i përgjigjeshin, i thanë: “Kishte defekt linja”.

Emisioni “Kaktus” i dërgoi një “email”, Ministrisë së Shëndetësisë, duke i treguar çështjen dhe se cfarë po bëhet me kontrollin e këtyre klinikave, por kjo e fundit kerkoi të dinte dy emrat e stomatologeve, klinikat ku ata punojnë dhe adresat e sakta, që të dërgonin inspektorët për të verifikuar rastin më tej.

“Kaktus” i bën thirrje inspektorëve të Shërbimit Shëndetësor që të dalin në terren e t’i zbulojnë vetë rastet se ndaj paguhen; në vetëm 3 orë, një gazetare zbuloi dy raste të dentistëve pa liçensë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: