Aktori Gerard Depardieu, në ditën e tretë të gjyqit të tij për sulm seksual, tha sot në një gjykatë në Paris se ai nuk beson se kapja e të pasmeve të një personi përbën sulm seksual dhe se disa gra tronditen shumë lehtë, por ai e mohoi akuzën për sulm seksual.

Depardieu, 76 vjeç, është përballur me një numër në rritje të akuzave për sulme seksuale vitet e fundit, në një rast që ka nxjerrë në pah sesi trajtohen gratë në industrinë e filmit.

Aktori i njohur mohon çdo vepër kriminale dhe ky është rasti i parë për të cilin po gjykohet. Ai akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy gra gjatë xhirimeve në vitin 2021.

“Sulmi seksual është diçka më serioze se kaq… Por një dorë në të pasmet e dikujt, nuk është sulm,” tha Gerard Depardieu, kur u pyet në lidhje me ankesën e njërit prej dy akuzuesve se e kishte përqafuar, megjithëse më vonë tha se nuk e dinte se çfarë më kishte bërë.

Më tej, Depardieu mohoi ta kishte prekur në mënyrë të pahijshme asnjë grua: “Nuk ia kam prekur të pasmet, nuk ia kam prekur gjoksin, nuk kam bërë asgjë nga këto”.

Gruaja e re, paditësja e dytë që dëshmoi, tha se Depardieu e kishte sulmuar seksualisht. “Isha ngrirë nga tmerri, u trondita, nuk dija çfarë të thoja”, tha gruaja e cila kërkoi që emri i saj të mos publikohej.

Kodi penal francez shpjegon në detaje se prekja e të pasmeve të një personi tjetër, përbën sulm seksual.

Kritika kundër lëvizjes #METOO

Gjatë dy ditëve të para të gjyqit, i cili filloi të hënën, Depardieu kritikoi lëvizjen #MeToo. Dje ai e cilësoi atë si një “formë histerie”.

Lëvizja globale #MeToo ka ekspozuar burra të fuqishëm të akuzuar për ngacmime seksuale në fusha duke përfshirë argëtimin, politikën dhe biznesin.

Më herët në gjyq, Depardieu pranoi se kishte prekur në ije paditësen tjetër, Amelie K., megjithatë, ai mohoi se ishte një sulm.

Avokati i Jeremy Asous zgjodhi të ndiqte një linjë agresive mbrojtëse, duke pretenduar se akuzat ishin të rreme dhe hetuesit ishin të njëanshëm, ndërsa donin të shkatërronin aktorin. Nëse shpallet fajtor, aktori 76-vjeçar mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh.
Depardieu akuzohet edhe për përdhunim në një rast tjetër. Aktorja Charlotte Arnoult, e cila e ka akuzuar atë për përdhunimin e saj në vitin 2018, kur ishte 22 vjeç, ishte në sallë gjatë gjyqit.

Avokati i të pandehurit në mënyrë indirekte iu referua asaj dhe e quajti atë gënjeshtare. Kur Amelie K. shpërtheu në lot, ai e shikoi atë, i buzëqeshi me dashamirësi në shenjë simpatie.

Aktorja Fanny Ardant në krah të Depardieu

“Unë, Fanny Ardant, nuk kam qenë kurrë dëshmitare e një lëvizjeje që e konsideroj tronditëse” nga ana e Gerard Depardieu, tha aktorja franceze sot para gjykatës së Parisit, duke dëshmuar në favor të aktorit.

“Unë jam e njëjta grua, kam përjetuar gjëra të tilla, më kanë goditur me shuplakë, më kanë fyer, por mund t’i them këto për Gerard”, shtoi aktorja, e cila duke u larguar nga salla e gjyqit e puthi mikun e saj”.

“Jam këtu si miku i Gerardit, e kam njohur përgjithmonë, ndaj mund të flas në emër të tij para kësaj gjykate”, tha ajo duke iu drejtuar gjykatës.

E thirrur si dëshmitare nga mbrojtja e Depardieu, Fanny Ardant tha: “Ajo që mund të them është se bota ka ndryshuar, shoqëria ka ndryshuar, pikat e referimit nuk janë më të njëjta, ka gjëra që ne i tolerojmë dhe gjëra që nuk tolerohen më”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: