Një depozitë gazi e instaluar në ambientet e një blloku pallatesh nga një biznes privat në Korçë, rrezikon jetën e rreth 200 familjeve që banojnë në lagjen numër 6.

Sipas banorëve depozita me kapacitet 500 litra, e vendosur midis pallateve nuk i plotëson parametrat e sigurisë, ndërkohë që shprehen se vendosja e saj është bërë pa marrë pëlqimin e tyre.

Administratori i pallatit Mbarim Gramo thotë që banorët kanë bërë edhe një denoncim ne polici. Banorët thonë se janë pritje që instancat përgjegjëse të marrin masa, për të shmangur një tragjedi që mund të marrë jetë njerëzish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb