Një 53-vjeçar nga Bathorja është përballur me një situatë të pazakontë. Mësohet se në
vitin 2013 ai kishte depozituar në një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit, një shumë të konsiderueshme dollarësh.

Por një ditë më parë ai është detyruar t’i drejtohet policisë, pasi llogaria e tij rezulton të jetë bosh.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se me anë të falsifikimit të firmës nga banka, paratë janë transferuar tek një firmë private në Kukës.

Ky hetim do të bëhet më i zgjeruar nga Prokuroria e Durrësit, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe ”Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i policisë:
Më datë 10.01.2018, shtetasi R.D, vjeç 53, banues në Bathore, Tiranë, kallëzon së në vitin 2013, në një bankë të nivelit të dytë dega Durrës, ka depozituar një shumë dollarësh të cilat nëpërmjet falsifikimit të firmës nga banka, janë transferuar tek një firmë private Kukës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe ”Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Nenet 186 e 135 të Kodit Penal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb