Deputeti i PD Dashnor Sula, ka kërkuar që kërkesa e dorëzuar në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi për përdorimin e aplikacioneve Sky ECC dhe Enkrochat si dhe telefonave të inkiptuar nga deputetët e Kuvendit, të bëhej i ditur për Kuvendin.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh se për një gjë të tillë duhet të mblidhet Këshilli i Rregullores.

Dashnor Sula: Po ju bëj me dije ju dhe mazhorancës që zoti Bardhi, përpara 25 ditësh ka dorëzuar në zyrat e Kuvendit një projekt vendim sa i përket përdorimit të Sky ECC nga deputetët e Parlamentit. Ky projekt vendim do të duhet të kishte filluar dhe të bëhej e ditur nga deputetet e Parlamentit.
Pse keni frikë që ju ta bëni këtë projekt vendim të jetë funksional. Pse keni frikë nga deputetet apo ministra që kanë përdorur Scy ECC apo Encrochat, apo telefona të inkriptuar.

Ju të mazhorancës pse ju duhet një telefon me Sky, për ta përdorur me grupet kriminale. Ju keni këtu ministra, deputetë, kryetar bashkie që i kanë përdorur për të vjedhur vota. Është në nderin tuaj dhe mazhorancës tuaj që të përfundoni sa më partë këtë proces. Të deklarohet kush ka përdorur telefona të inkriptuar dhe kjo listë duhet ti kalojë SPAK. Ju bëj thirrje, nuk jemi ne imun. Nuk duhet t’i shmangemi ligjit.

Spiropali: Për shkak se është ndryshim në Rregullore duhet të mblidhet Këshilli i Rregullores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb