BRITANI

Një grup i deputetëve britanikë do ta paraqesë një projektligj të hënën i cili do t’i jap Parlamentit të drejtën që ta vonojë çështjen e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet që të pengohet largimi i Britani së Madhe pa ndonjë marrëveshje me BE-në, shkruan Euronews.

Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kryeministrja e tanishme, Theresa May, arriti të sigurojë një marrëveshje me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, për një largim ku do të ishin të pajtuara të dyja palët.

Mirëpo kjo marrëveshje nuk është përkrahur nga deputetët në Parlamentin britanik, kështu duke u cilësuar si një humbje e rëndë për Kryeministren Theresa May.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: