TIRANE– Mes tensioneve që po shoqërohet seancën plenare, ku deputetet e opozitës po protestojnë, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ai është kostoja më e madhe për shqiptarët.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij të gjithë deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë, ndërsa disa prej tyre i bien tavolinave.

“Në këtë sallë ka vetëm një njeri që i ka vendosur Kukësit një taksë prej 385 milionë eurosh. Quhet Lulzim Basha. Ky njeri është kostoja më e madhe për çdo kuksiane. Ky njeri është kostoja më e madhe për çdo shqiptar, Ky njeri është lulja e pranverës në Moskë. E dimë të gjithë këtë. Padrejtësia nis në momentin që ky njeri refuzon të dalë para organeve të drejtësisë”, tha Braçe.

Noka- Braces: Çohu në këmbë kur flet!

Kujtojmë se seanca plenare është ndërprerë për dy herë radhazi, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar momente tensioni në sallë. Njëherë zaptuan foltoren, ndërsa herën tjetër deputeti i PD-së Flamur Noka hodhi miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: