Pavarësisht se Garda e Republikës nuk lejoi pjesën më të madhe të deputetëve të opozitës të hyjnë në Parlament, një pjesë e tyre ia kanë dalë të futen dhe të hedhin tymuese.

Ndërkohë që deputetët opozitar përplasin tavolinat, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nisi normalisht seancën duke lexuar nismat ligjore që pritet të miratohen.

Nikolla tha se në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur shkresa e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, duke e hequr atë nga rendi i ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb