Ky është momenti kur ambasadori i BE-së Silvio Gonzato mbërrin në parlament dhe hyn në seancë plenare.
Siç shihet nga pamjet, interesi i medias ka qenë i lartë, teksa deputetët e PD-së të pranishëm ende në shkallët e Parlamentit i kanë hapur rrugën për të kaluar.
Situata në Parlament vijon të jetë e tensionuar, teksa forca të shumta policia kanë rrethuar institucionin. 23 deputetë të opozitës nuk lejohen në seancë pasi janë përjashtuar disa për 40 ditë dhe disa për 60 ditë. Po sot ambasadori i BE-së bëri thirrje për dialog urgjent, ndërsa kryeministri tha se është opozita ajo që nuk do dialog.