TIRANE– Deputetët e PD-së kanë denoncuar publikisht situatën e shkaktuar nga përmbytjet për Bibliotekën Kombëtare.

Demokratët Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli pohuan se shkak i përmbytjeve u bënë punimet në Shesh. “Punimet në shesh, përballë hyrjes së Bibliotekës ka bllokuar rrjedhjen e ujërave nëntokësore”, tha z.Gurakuqi i cili theksoi se i është drejtuar parlamentit me kërkesa të vazhdueshme për një Bibliotekë të re Kombëtare dhe të një Arkiv Qendror modern. “E kam kërkuar disa herë në Parlament dhe gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit, por kemi hasur në vesh të shurdhët”, tha Gurakuqi.

Ndërkohë, deputeti Hekuran Hoxhalli theksoi se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet e shiut, por e vërteta është krejtësisht tjetër, tha ai. “Përmbytja me themel e Bibliotekës Kombëtare shkaktar ka investimet pa kushtin bazë në shesh, shkarkimin e ujërave, të cilat mungojnë. Kjo është arsyeja që 20 milionë euro investim, nuk mjaftojnë për të kryer fillimin e çdo pune publike, trajtimin e ujërave të shiut”, tha Hoxhalli.
thumbnail_IMG_6274
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb