Tension në seancën e Parlamentit. Deputetët e opozitës janë ngritur më këmbë dhe i janë afruar foltores pasi kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk lejoi të fliste deputetja Elda Hoti pasi sipas saj, ndërhyrja nuk ishte për procedurë.
Punonjësit e Gardës janë afruar menjëherë, por Spiropali iu ka kërkuar të largohen. “Nuk intimidoni askën, nuk ka nevojë për Gardën e Republikës”, tha Spiropali.
Deputetët e opozitës i kanë kërkuar Spiropalit të mos u ndalojë fjalën deputetëve. Më pas deputetja e PD e vijoi fjalën e saj.