TIRANE- Ende pa filluar mbledhja e Komisionit të Çështjeve Sociale, deputetet e Partisë Socialiste kanë braktisur sallën. Fill pas kësaj në sallën e mbledhjeve kanë hyrë deputetët e Partisë Demokratike së bashku me Petrit Vasilin.

Sipas burimeve nga PS, shkak për këtë largim të deputetëve të majtë është bërë vonesa e kolegëve të tyre të djathtë, të cilët duhet të paraqiteshin në orar në komision për të diskutuar projektligjin për arsimin e lartë.

Po këto burime thonë se “deputetët pritën 30 minuta kolegët e PD-së. Është shkelur rregullorja e Kuvendit”.

Por deputetja demokrate Albana Vokshi e ka quajtur të pakuptimtë largimin e deputetëve socialistë.

“Në sallë ishin deputetët e PD dhe dy të LSI. Shumica po sillet çuditshëm me projektligj për arsimin e lartë, po ngutet ta kalojë sa më shpejt ligjin në Kuvend. Madje po sajon manovra që projektligji mos diskutohet, pasi ky projektligj është klientelist”, tha Vokshi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: