TIRANE
Ka nisur me betimin e 7 deputetëve të rinj të opozitës seanca e sotme plenare në Kuvend.
Deputetët e betuar janë; Elda Hoti nga radhët e LSI-së e cila zë në Kuve vendin e Viktor Tushajt, , Erdiola Braha e cila merr vendin e lënë nga Vangjel Tavo nga LSI pas djegies së mandatit, gjithashtu nga radhët e LSI-së është betuar sot Edlira Hyseni e cila ka zëvendësuar në seancë Nora Malajn.
Ndërsa nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi në vend të Astrit Veliajt, Majlinda Halilaj e cila merr vendin e lënë nga Gent Strazimiri si edhe Ligoraq Karamelo i cili plotëson vakancën e krijuar nga djegie e mandatit nga ish-deputeti Klevis Balliu.
Me betimet sot, numri i deputetëve të rinj të opozitës në Kuvend shkon në 11. Në seancën e kaluar bënë betimin Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi, të cilët vijnë nga listat e LSI-së.
(BalkanWeb)