Tre deputetë të opozitës Italiane, vizituan këtë të enjte kampin e Gjadrit, një ditë pas mbërritjes së 16 emigrantëve të parë në Shqipëri. Deputeti Roberto Magi u shpreh se vizita e tyre në Gjadër u krye për të mësuar rreth procedurave që janë ndjekur për strehimin dhe rehabilitimin e emigrantëve, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar të drejtat e emigrantëve.
“Ne nuk jemi këtu për të parë kushtet sepse kjo është një qendër e re, por për të mësuar rreth procedurave që janë ndjekur. Duam të shohim nëse janë respektuar kushtet që kanë nevojë këta emigrantë dhe sesi po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj iniciative. Ashtu siç e kemi thënë edhe në parlament për dërgimin e këtyre personave drejt Shqipërisë, shohim se kjo provë nuk ka funksionuar. 4 nga 16 personat rezultuan se janë të mitur, mendojeni se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë. Udhëtimi është çështje tjetër. U shpenzuan mijëra euro për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh.”
Deputetja Rackela Scarpa tha se me anë të kësaj nisme po shkelen të drejtat e njeriut, pasi në një anije nuk mund të kryhen ekzaminime mjekësore, për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të emigrantëve të çdo kategorie sociale.
“Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë. Ne anije nuk ka një pikë trajtimi mjekësore, as një pikë trajtimi me psikologë. Nje dite me pare u kthyen pas 4 persona, 2 të mitur dhe 2 të sëmurë, që do të thotë se ky identifikim në anije ishte i pamundur të kryhej.”
Gjate inspektimit te deputetëve të opozitës italiane në kampin e Gjadrit, shumë media të huaja ndoqën me interes vizitën e tyre.